Statuti i NPL EKO THERANDA MAJ 2025

Me këtë Statut rregullohen parimet themelore, si: emërtimi, selia dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko-Theranda” Sh.A. në Suharekë; statusi juridik; përfaqësimi dhe prezantimi; strukturat dhe trupat organizative të institucionit publik; zhvillimi i vazhdueshëm profesional; aktet e përgjithshme; pronësia dhe financimi; transparenca; konfidenca afariste dhe profesionale; mbikëqyrja e brendshme; si dhe dispozitat kalimtare dhe përfundimtare që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë së Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko-Theranda” Sh.A. në Suharekë (në tekstin e mëtejmë: “Eko-Theranda” Sh.A. Suharekë).

Ndërmarrja Publike Lokale “Eko-Theranda” Sh.A. në Suharekë ka statusin e ndërmarrjes publike lokale, e cila mund të paditet dhe të padisë, të posedojë dhe të udhëheqë me të gjitha të drejtat për shfrytëzimin e pasurisë së saj, të lidhë kontrata, të punësojë dhe të largojë punonjës, si dhe të angazhohet në aktivitete të tjera që janë të domosdoshme për realizimin e përgjegjësive të saj, përveç nëse ndryshe është e rregulluar me ligj dhe akte nënligjore.

Rregullorja-Organizimi i Brendshem NPL EKO THERANDA